Nga: L.Skiroi/

Deputeti i PDIU, i cili që në mëngjes pa zbardhur e nisi ditën me një vrasje, është lënë i lirë në mesditë.

Prokuroria ka urdhëruar që deputeti i PDIU në Elbasan, i njohur me emrin e shkurtuar ‘Qifja’ dhe gjatë Aqif Rakipi, të  gjykohet në gjendje të lirë për vrasjen.

Që në ora 04:50 deputeti ‘Qifja’ po udhëtonte për punë partie’ të shpejta dhe gjatë rrugës Tiranë- Durrës shkeli me makinë një njeri të moshës 54 vjeç. Ky njeriu qëlloi të ishte tregtar në Kashar, shumë i vogël në hierarki për të përballuar ‘shtypjen’ e deputetit. Emri i tij, që u shkurtua në moshën 54 vjeç, është Seit Sorra, që policia në mëngjes e transmetoi si S.S.

Policia e ka liruar deputetin që mban fajin për ‘vrasjen e një njeriu’ me argumentin ‘juridik’ se fajin ka njeriu që vdiq.

Prokuroria ka thënë se deputeti do të gjykohet në gjendje të lirë, por pyetja shtrohet: “Vallë a gjykohet deputeti?”.

Veritas.com.al/