Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se se do të marë në hetim deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për kallëzim të rremë. ‘ Deputeti është thirrur për t’u pyetur si person në hetim në datën 12 tetor 2018’ , njofton Prokuroria sot në një njoftim për publikun.
“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar”-thuhet ndër të tjera nga organi i akuzës.
Në lidhje me këtë cështje, Prokuroria bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’.
Nuk dihet ende nëse do caktohet masë sigurie nga Krimet e Rënda për Ervin Salianjin, pasi ndaj tij ndiqet procedurë tjetër sepse është deputet. Nuk dihet gjithashtu nëse prokuroria do kërkojë heqjen e imuniteti të deputetit për Salianjin.
Veritas.com.al/