Kryeministri Edi Rama ka ndare me ndjekësit e tij ne Twitter lajmin per gjendjen e vështirë shëndetësore me te cilën po përballet deputeti i PS-se, Paulin Sterkaj.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty”, shkruan Rama në Twitter.

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, po kalon një provë të vështirë shëndetësore. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në ‘Twitter’. Report Tv mëson se deputeti socialist ka pësuar një ishemi cerebrale, por gjendja e tij për momentin është përmirësuar dhe nën kontrollin e mjekëve në spital, edhe pse pa garanci.

Veritas.com.al/