Deputetja Albina Deda u ndalua sot nga policia teksa po udhëtonte drejt plazhit në Shëngjin. “Krimi” i kryer nga deputetja e zgjedhur në Qarkun e Lezhës ishte i thjeshtë: Zonja Deda, me burrin e saj, qëlloi që po ngisnin makinën në të njëjtën rrugë ku po kalonte eskorta e kryetarit të Kuvendit, Ilir  Meta, i cili edhe ky po shkonte drejt plazhit të Shëngjinit. Sigurisht, në radhë pas Metës, ishin dhjetra makina, por Policia ndaloi deputeten.

Cila ishte arsyeja, përderisa këtu nuk ka asgjë për shkelje ligji e rregulloreje?

Me siguri është një idiotizëm i Policisë. Poliët ose jan ndikuar nga fakti që përmendet kudo se në Kuvend “ka kriminele” dhe këta kanë kapur njërën nga ata, që po i vihej pas Kryetarit. Ose është një shenjë e servilizmit policor ndaj Metës, që zë fill që nga Ministri i Brendshëm, dorëheqja e të cilit kërkohet nga Meta

Deputetja, nëpërmjet një postimi në “Facebook” , bën ironi dhe e  lidh këtë me “sjellje të zellshme të Tahirsave (policëve) të Lezhës”, pas disa denoncimeve që ajo ka bërë për parcelat me hashash në Qarkun e Lezhës…

“ Ky “i shkreti” nuk ka faji.. Ka urdhër.. nga shefi..! nuk e bën për gjë thote:  Po me heqin nga puna”.

“Jemi bllokuar për 30 minuta në rrugë pa asnjë arsye apo shkelje të rregullave të qarkullimit… Se dija se më paskan frikë edhe kur janë të shoqëruar me me eskorte.”, shkruan Deda në Facebook.