Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Kjo vjen pasi Bushka u mor nën hetim nga prokuroria e posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj disa ditë më parë, dhe akuzohet për pengim të së vërtetës.

SPAK ka dyshime se deputetja e PS ka ndikuar te dëshmitarët që janë thirrur për të dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me dosjen ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij Arjola Xoxa.

“Bushka është pjesë e dosjes, ku i përfshirë rezulton Veliaj, i ndaluar për korrupsion dhe pastrim parash, dhe bashkëshortja e tij Ariola Xoxa si dhe pesë ndërtues. SPAK ka dyshime se Bushka është e përfshirë dhe akuzohet për kryerjen e veprimeve për pengim të së vërtetës. Sipas Prokurorisë, ajo ka ndikuar te dëshmitarët që kanë dhënë sqarime në SPAK në lidhje me këtë dosje.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Disa ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Bushka tha se nuk ishte thirrur asnjëherë nga SPAK dhe se lajmin për hetimin ndaj saj e kishte marrë nga TV

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *