Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndërprerë për 10 minuta seancën pleanare e karakterizuar nga tensionet e deputetëve demokratë në sallë.

Shkak për ndërprerje është bërë lënda e hedhur nga deputetja Elda Hoti, pak më parë.

“Kam ankesa nga deputetët, për shkak të një ere të rëndë që ndoshta me të parë ndihet si era benzinë. Kërkoj 10 minuta pushim, në këtë sallë që punonjës të specializuar të verifikojnë se cfarë ishte lënda që u hodh në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë ankesë e kam nga shumë deputetë, kjo është e papranueshme”-tha Spiropali.