/Nga: Veritas.com.al/

Temperatura të ulëta si këto që po përjetojmë, do të jenë me ne deri më 20 janar. Deri atë ditë çfarë do të ndodhë. Po shikojmë keq kudo, duhen edhe 11 ditë.

Rrezikun që vjen nga vazhdimi i motit të ftohtë me akull e temperatura minus gradë, shtohet edhe më shumë për shkak të zgjatjes së periudhës. Ngricat dhe akulli shtresëzojnë nga dita në ditë, duke i dhënë ditës që vjen një të ftohtë më të madh.

Meteorologia Lajla Porja, që përgjithësisht është kthyer në “zëdhënëse” e Meteorologjisë, tha sot për mediat se pavarësisht se pas të mërkurës do të ketë një rritje temperature deri 3 gradë, kjo nuk e ndikon të ftohtit e akumulur në ngrica, aq më tepër që temperaturat nuk do të dalin mbi nivelin Zero gradë.

Në Tiranë dhe në zona rreth saj rritja e temperaturës do të shënojë 2 ose 3 gradë, por vetëm në mesditë, ndërsa gjatë natës do të zotërojë temperatura minus 5.

Në fundjavë do të kthehen edhe reshjet e borës, deklaroi Porja.

Vetëm pas datës 20 Janar mund të ketë një çlirim nga zinxhirët e akullit e të temperaturave polare.

Deri tani janë shënuar tre viktima të të ftohtit, gjithashtu ka shumë bllokime rrugësh, në disa qytete kanë ngrirë tubat e ujit, në shumë zona deri edhe në Tiranë mungon energjia elektrike në shumë raste,  ka një kaos në trajtimin e motit të ftohtë si një rrezik për jetën e njerëzve.

Kur mendon se duhet rezistuar kështu deri pas 20 janarit, në mënyrë ironike të vjen në mendje një nga vargjet letërsisë së rilindësve tanë (jo të rilindësve të tanishëm), ku thuhet “Lum kush të rrojë”… që të shikojë mot të jetueshëm.

/Veirtas.com.al/