“ U jam mirënjohës, ju jeni themeli i fitores. Duhet ta kuptojmë ne të parët se çfarë është kjo që ka ndodhur dhe të mos i japim vetes një vetëkënaqësi apo edhe merita, që nuk i kemi, sepse këtu ka pasur disa faktorë, që nuk kanë pasur të bëjmë domosdoshmërisht me se çfarë kemi bërë ne, por kanë të bëjnë edhe me situatën e sotme politike. Edhe Kukësin dhe Tropojën i llogarisja të diskutueshme me zor të madh, sepse më dukej realisht e vështirë megjithëse nga marsi në prill, dhe sidomos në fund të prillit dhe në fillim të majit sondazhet filluan të ndryshojnë në mënyrë të çuditshme  këtu dhe në Tropojë dhe u bë shumë e ngushtë diferenca”, tha ai.

Kryeministri falënderoi edhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste në qarkun Kukës, Pandeli Majko, i cili sipas tij, ka dhënë një ndihmë të madhe në zgjedhjet e 14 majit.