Tragjedi e madhe, aq sa njeriu nuk do ta pranojë,  në një familje shqiptare në Itali.

Vajza 1 vjeç ndodhej në shtëpinë e gjyshit kur u sulmua nga dy qentë e tij dhe humbi jetën menjëherë

Ngjarja ndodhi në provicën e Brescia-s. Vajza po luante në shtëpinë e gjyshit, një 60 -vjeçar, kur u sulmua nga qentë e tij. Përpjekjet e 60 -vjeçarit rezultuan të kota. Edhe ai u sulmua nga dy qentë dhe mori disa plagë.

Mediat në Itali shkruajnë se karabinierëve iu desh të qëllonin mbi qentë për të shpëtuar gjyshin e të miturës, e cila kishte humbur jetën kur mbërritën ata.

Veritas.com.al/