Dje në mesditë u dha një lajm shumë i kobshëm,s e një familje nga Lushnja ishte bllokuar në kanionet e Holtës, Gramsh, ku kishin shkuar për të kaluar të dielën. Mes katër anëtarëve të familjes ndodhej edhe Desantila, 26 vjeç.

Ajo do të largohej së shpejti nga Shqipëria për të punuar si infermiere në Gjermani; kishte mbaruar studimet për infermieri në Tiranë dhe kishte aplikuar në për punë në Gjermani.

Ajo kishte shkuar në Kanionin e Holtës më babanë, nënën dhe vëllanë,  Denisin i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania. Pasi hëngrën drekën familjarisht hynë në zonën e kanioneve, ku mbetën të bllokuar.

Të afërmit e saj dhe vizitorë të tjerë të kanioneve kanë lajmëruar me vështirësi policinë, pasi zona kishte probleme edhe me valët e telefonit.

Vajza 26-vjeçare është gjetur vetëm pas dy orë kërkimesh, uji e kishte lëvizur trupin e saj pranë daljes së kanioneve.

Ndërkaq anëtarët e tjerë të familjes së Desantilës janë nxjerrë me probleme të lehta shëndetësore dhe janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veritas.com.al/