-Autori hedh dyshime edhe për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi-
Nga: Ylber Zeneli:
Habitem! dhe me vjen neveri per nivelin e ulet te mediave kur shikoj këtë personazh ne rolin e analistit! apo disa gazetar qe i drejtohen me fjalen profesor!!!!
Mua personalisht me ngjall neveri per faktin se ia njoh aktivitetin dhe rolin qe ka luajtur ne kohen qe drejtoi institucionin e Shikut 97-2002.
Une kam qene pjese e atij institucioni dhe jam larguar nga puna me urdherin e tij ne tetor 2001,pas denoncimeve dhe qëndrimeve te mia te hapura per imoralitetin, paligjshmërinë e tij dhe bashkëpunetorëve (misionar dhe mercenar) te tij.
Une po veçoj disa nga roli i tij ne atë periudhë, per te cilat po te kishte shtet ligjor nuk do e shikonim ne rolin e analistit neper studio televizive, por te nje personazhi te diskredituar.
-Ky ka rol kryesor ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjeve qe pasuan ne Tropojë98-2000.
-ka bere vjedhje ne tenderin e blerjes se makinave për institucionin duke manipuluar dokumentacionin për vlerën e mjeteve dhe futur ne xhep gati gjysmën e vlerës + mjete te vjedhura ne kosov te UMNIKUT, te cilat i ngjyrosnin dhe ne dok i benin sikur jan blere te reja.
– ka vjedhur paratë qe dhanë shërbimi i amerikan për punonjësit e Drejtorisë se Kukësit, nga 2500-3000$ për 52 punonjës qe kishte Drejtoria, i konvertoi ne lek dhe vetëm pasi e ngrita zërin unë me disa koleg te tjerë për këtë vjedhje vendosi te na jap nga 25.000 leke (reja). Ndersa misionarve te tij (gjithsej 4) ua dha shumen e plote, aq sa kishin dhënë ne te vërtetë Amerikanet 3000$.
Per këtë te vërtetë; te me ndihmoi ose te me pergenjeshtrojë Fiqiri Meta i cili ne atë kohë ishte misionar i klosit ne kukes, ku bashke me Ram Kucen kanë bashkëpunuar ne këtë vjedhje te turpshme, dhe sot vazhdojnë pune ne drejtori te rëndësishme ne ShIK.
-Ka përdorur fondin e veçante ( qe përdoret per shpërblimin e informatorve) te institucionit ne kundërshtim me ligjin për te paguar njerëz per qëllime elektorale ne zgjedhjet e vitit 2001.
-Është autori dhe negociuesi i marrjes ne mbrojtje te J. Salihajt ne Kosovë, i akuzuar si pjesëmarrës ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe personalisht vete ka shkuar ne Kosovë per ta marr nga baza ku ishte i strehuar për ta nxjerr malit natën, dhe për ta prezantuar te nesërmen se e arrestoi policia.
Kete t’ma pergenjeshtrojnë dy ish punonjësit SHIK-ut te asaj kohe dhe qe punojnë akoma… K.P dhe A.L. te cilët ishin te besuarit e tij qe do e nxirrnin malit nga Kosova ne Tropojë.
Etj etj…..
Do ishte mire qe para ‘se te bej analiza politike ne studio tv, te sqarojë pozitën dhe rolin e tij ne vrasjet e shqiptarëve te Kosovës gjate luftës dhe pas saj, brenda territorit te Shqipërisë dhe ne Kosovë, nga Ahmet Krasniqi e me radh….
-kam dëgjuar se i kanë dhënë nje titull “veteran i luftës se UÇK”, duhet ta sqarojë ky ose ata qe ja kanë dhënë këtë titull , çfarë lufte ka bere ky person?!
– kam shumë dëshirë te krijohet ajo gjykata speciale ne Kosovë, mbase do dali ne drite roli i tij ne vrasjet politike.
Jam i vetëdijshem se ky personazh negativ nuk është hetuar, ndëshkuar dhe nuk do ndëshkohet ne këtë realitet politik, për faktin se ju ka shërbyer te gjithë krahve te politikes per interesa kriminale.
Këtë bindje kam patur edhe ne 2002 kur u ngrit komision hetimor parlamentar (i inicuar nga opozita e asaj kohe), për hetimin e aktivitetit te tij.
Këtë ia kisha shprehur kryetarit te atij komisioni S. Ngjeles i cili ne atë kohë nuk ra dakord me mendimin dhe parashikimin tim, por pasi përfundoi “hetimi” ne 2005 ne një takim te rastësishëm “Avokati”, me drejtohet me fjalët: “Me doli fjala jote!”
Si perfundim; dua te them se ky është vërtetë “llum kazani mediatik” i Edi Rames, qe e marrin kete “kokë kazan”, si “luge druri” për te përzier dhe deformuar opinionin publik!.
Me te njëjtin mllef siç flet sot ne emisione televizive, e ka drejtuar Insitucionin e SHIKU-ut, duke intriguar ( gjueti shtrigash) ndaj kundërshtarëve politik.
Veritas.com.al/