Qeveria socialiste e Spanjës pritet gjerësisht që të thërrasë zgjedhje të përgjithshme pas dështimit për kalimin e buxhetit në Parlament.

Separatistët e Katalonjës hodhën poshtë projekt- buxhetin e kryeministrit Pedro Sánchez pasi qeveria refuzoi që të diskutonte të drejtat e rajonit për vetë vendosje.

Ata votuan bashkë me konservatorët, edhe pse kanë agjenda të ndryshme.

Zoti Sánchez, në qeverisje që nga muaji qershor, do të njoftojë një datë për votime pas mbledhjes së kabinetit ditën e Premte, thonë raportimet.

Veritas.com.al/