Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e edicionit të 20-të të një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë, Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

Kreu i qeverisë do të jetë i ftuari special i panelit “Shteti, Bashkimi Evropian dhe kampionët e së ardhmes”, ku pritet të ndajë me sipërmarrësit perspektivat e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në procesin e integrimit.

Në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo Realitet?” në krah të Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, kryeministri Rama pritet të përqendrohet në rrugëtimin dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga çelja e grupkapitullit të fundit të integrimit.

Forumi Strategjik i Bledit mbetet një mundësi e mirë për takime dypalëshe dhe për këndvështrime të reja bashkëpunimi. Mbi 3 mijë përfaqësues i bashkohen edicionit të 20-të të Forumit Strategjik këtë vit në Bled, gjatë punimeve në datat 1 dhe 2 shtator.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *