Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportimeve i riu Renis Dobra po lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Policia njoftoi se 23-vjeçari është denoncuar si i humbur nga babai i tij.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *