Detaje dalin nga ngjarja e mbrëmshme në zonën e Ali Demit ku jashtë lokali pati të shtëna me armë zjarri në ajër.

Raportohet se katër të rinj me iniciale F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër, informuan blutë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *