“BW” ka zbardhur detaje tronditëse nga krimi i trefishtë në fshatin Xibër të Klosit, që tronditi gjithë vendin sot në mesditë.

Gazetari Enver Doçi qw nga vendngjarja paraqiti dinamikën e krimit tronditës. Ai tha se konflikti dhe pastaj krimi kanë ndodhur vetëm për një gardh dhe tre drurë.

Siç raportoi gazetari Doçi, shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, pas sherrit për drurët e gardhit, ndërsa më pas ka lëshuar një breshëri plumbash edhe ndaj djalit të këtij të fundit, Flogert Dakuci.

Flogerti ishte djali i vetëm i familjes dhe kjo është një dramë edhe më e madhe për familjarët, shkruan reporteri. Ndërkohë, në të dy familjet Dakuci tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i autorit të krimit, i cili ndodhet në Itali. Dy familjet kanë vetëm vajza.

krimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në derën e banesës ku jetonin babë e bir, të cilët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Verits.com.al/