Një turist anglez ka ndërruar jetë në Dhërmi. Policia njofton se 21-vjeçari ra nga kati i tretë i një hoteli. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40.

Sipas policisë, 21-vjeçari Zohar Collins ishte në gjendje të dehur kur ra nga ballkoni i pallatit. Collins u dërgua për në spitalin e Himarës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.