Lajmi për vdekjen e prezantuesit të famshëm italian Fabrizio Fizzi, u dha nga familja, e cila bëri me dije se Frizzi vdiq në spitalin “San Andrea” në Romë për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Kanë qenë të shumtë personat e njohur publikë por jo vetëm, që kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Frizzi-t. Ish-bashkëshortja e tij, Rita Dalla Chiesa, me të cilën kishte 10 vite martesë, ka shprehur dhimbje të thellë.

E fortë dhimbja për prezantuesin, e vajzës së gjeneralit të vrarë nga mafia, e cila kishte një marrëdhënie shumë të mirë me ish-burrin pavarësisht se dashuria e tyre kishte mbaruar vite më parë.

Rita e shkatërruar nga vdekja e Fabrizios ka zgjedhur që pak fjalë ti shkruaj vetëm në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

“Nuk mund të fle. Por nuk shkruaj asgjë, pasi duhet të shkruaj gjithçka. E gjihçkanë, sonte preferoj ta mbaj brenda meje”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Veritas.com.al/