Nga: Vitorio Feltri/
Dhjetë vjet më parë, si sot, vdiq Oriana Fallaci, kur ishte 77 vjeç dhe disa kancere kundër të cilave luftoi me forcë dhe zemërim. Por kjo bashkon gati të gjitha qeniet e gjalla. Specialiteti i saj ishte një tjetër: te bëjë të kundërtën e asaj që bënin te njëjtët e saj.
Armiku i saj ishte konformizmi dhe ajo e mundi. Kur filloi në gazetari, ajo ishte një vajzë e re. Në atë kohë, gratë në redaksi ishin miza te bardha.
Ndoshta për këtë arsye ajo menjëherë hoqi dorë qe vitin e pare nga studimet për mjekësi dhe filloi të shkruante. Shkruante tashmë siç do të shkruante gjithmonë: prej Perendie. Dhe jo sepse kishte dhunti hyjnore. Ishte thjesht një grua këmbëngulëse, unë do të thosha e ashpër. Ne faqet qe shkruante shtrydhte shpirtin. Jo siç bëjmë ne manovrat e penës, që hedhim shpejt katër paragrafe me qëllimin e vetëm që artikulli të qëndrojë ne këmbë. Ajo shkruante, rilexonte dhe rishkruante. Pastaj korrigjonte dhe shtrinte fjalët përsëri. Rilexonte përsëri dhe përsëri rishkruante. Ishte e goditur nga një formë maniakale e perfeksionizmit. Një gjysmë dite humbiste mbi një fjalë. Mbi një presje disa orë.
Kaloi një jetë duke goditur dhe rigoditur mbi tastiere. Por, kur e dorëzonte faqen e saj të vogël ose faqet e saj të pastra kristal, kalvari nuk mbaronte. As për të, as për kolegët fatkeqe që ishin përgjegjës për faqosjen. Të cilave ju ishte pranë për t’ju kontradiktuar gjatë gjithë fazës së përpunimit. Ndonjëherë pendohej dhe përmbyste atë që ishte gati. Më kujtohet në vitet tetëdhjetë redaktori i Corriere della Sera, Franco Di Bella, i kishte porositur intervista te pamundura: Khomeinin dhe Gaddafin, për shembull. Një delir. Ajo merrte muaj për t’i shqepur dhe qepur. Në një moment të caktuar shfaqej në katin e parë të Via Solferinos në Milano dhe rreth tryezës Albertiniane, një kopje e asaj të Times, krijonte një konfuzion si nga një çmendinë. Oh Zot është Fallaci: te shpëtojë kush te mundet. Gjysma e redaksisë ishte e mobilizuar: Kalojeni tekstin, vizatoni menubën, zgjidhni shkronjat tipografike, një mijë kontrolle dhe një mijë diskutime. Asgjë nuk ishte kurrë mirë. Hajdeni, le të fillojmë nga e para. Më mirë kështu? Më mirë një bri, protestonte ajo duke u dhënë të gjithëve një trajtim.
Viktima e saj e preferuar ishte Sandrino Rizzi. Sandrino sepse ai ishte aq i vogel sa Oriana. Dhe ajo, nga lartësia e metrit dhe frymës se saj e quante Cosino. Cosino eja këtu. Cosino rregulloje atje. Në tavolinën mitike të te brendshmeve- të jashtëm, ulesha dhe unë, i ngarkuar me politiken (mallkim). Vëreja manovrat e mëdha fallaciane me habi dhe një ëike kënaqësi. Kjo grua, mendoja, është një fatkeqësi. Natën ndalonte trazirat. Lexonte ne qetësi fetare bocat e faqeve të lagura dhe që kundërmonin erën e bojës. Papritmas ndihej një tingull i papërshtatshëm. Ishte Fallaci qe kishte kapur një presje gabim. Tipografët që vinin me sytë e shqyer, korrektorët e boceve te lodhur dhe duke u dridhur. Tjetër delir. Në orën dy të mëngjesit, bota do të binte, gazeta do të mbyllej. Oriana Fallaci duke kërcyer dhe çjerrë si një gjinkalle, hidhte një shikim me keqardhje tek ne skribët e varfër, mblidhte pallton dhe çantën e saj, vraponte me gjallëri përgjatë shkallëve dhe, duke u gëlltitur nga një makinë, zhdukej ne natë së bashku me ankthet tona.
Ditën tjetër Corrierone me perlën e Orianes në hapjen e faqes së parë ishte sulmuar në bankarelat e shitjes. Mbi një milion kopje të shitura. Shtypi i gjysmës së botës që botonte prozën e te “çmendurës” dhe e bënte atë subjekt të debateve që zgjatnin disa javë. Athere gazetarët, krenarë që kishin marrë pjesë në ndërtimin e kryeveprës së suksesshme dhe duke shijuar një pasqyrim të lavdisë së Orianes, i binin me bërryl njëri-tjetrit: Megjithatë, “e çmendura” ka goditur përsëri.
Ishte gjatë një prej këtyre netëve te ferrit që Fallaci hyri në jetën time. Ju afrua tavolinës së punës të rezervuar për mua dhe tha, “Dëgjo, djalë bukurosh, a do të më ofrosh një cigare?” Paketa Muratti ishte atje pranë Olivettit portativ. “Ju lutem”, iu përgjigja. I tymosi të gjitha, njërën pas tjetrës.
Gjithmonë pinte duhan. Hi i shpërndarë. Cigare të ndezura te harruara në çdo cep. Kur edhe cigarja e fundit u thith me zjarr nga mushkëritë e saj, zonja komentoi: “Muratti nuk janë të mirë, të djegin në fyt.”
“Do të ndryshoj markën”, ju përgjigja unë. “Bravo, shoh se idetë inteligjente nuk ju mungojnë. Por a ishte paketa e fundit? ”
“Kam një tjetër, ja këtu”.” “Faleminderit. Je me të vërtetë inteligjent ti. ” E piu edhe atë. Te gjithën.
Disa vjet më vonë, kalova nga Corriere della Sera në “Europeo”, revista javore që kishte nisur Fallaci.Mora një telefonatë.
Ishte ajo. Më kërkoi ta takoj.
Takimi në hotel, në Milano. Sapo më pa në vendin e dakorduar, në bar, u ngrit nga karrigia dhe shpërtheu ne gaz, “Ti je ai i Murattit?” “Po, unë jam. Por tani pi Philip Morris. ” “Qenke përkeqësuar.”
Që nga ajo ditë, miqësia jonë e trazuar u ndërthur me punën. Grindjet ishin më të shumta se bisedat. Argëtohej duke pyetur, çdo ide ishte një burim i zënkave të vogla, të pasuara nga pajtime të pashmangshme, ndonjëherë të paraprira nga shkëmbime letrash të shkruara. Shpesh, natën vonë, telefoni im celular binte dhe unë mezi përgjigjesha. Por nëse shihja emrin e saj në ekran, do të shtypja butonin. “Alo”. Ndryshonte zërin në mënyrë që të mos e njihja: “Je ti?” Pyeste me një ton të thellë. Minimumi minimumi, tridhjetë minuta monologu i saj i lulëzuar me ngjyra toskanizmi, nder te cilat sharje te shpërndara në mënyrë të ndryshme tek Tizio dhe Caio. Gjykimet e saj ishin të shkëlqyera. Kritikat e saj ndaj politikanëve italianë, të ashpra.
Parashikimet e saj kombëtare dhe ndërkombëtare, pesimiste. Me mua shfrente. Pretendonte t’i jepja këshilla që nuk isha ne gjendje t’ia jepja: mbi të drejtën e autorit, për marrëdhëniet me botuesit, për aderimin e saj të mundshëm ndaj ftesave televizive.
Duke gjetur pamjaftueshmërinë time për t’i sugjeruar se çfarë të bënte, e zhgënjyer ose mosbesuese, më bënte të kuptoj se i ishte çarë b… dhe papritmas thoshte lamtumire. Kështu, për vite. Periodikisht ajo largohej nga Nju Jorku dhe vinte në Itali. Në një rast e intervistova. Tragjedi. Për të skartuar punën kemi djersitur për orë e orë. Dola i shkatërruar nga eksperienca. Por rezultati e kënaqi Orianen, e cila donte të më tregonte mirënjohjen e saj.
Ardhur nga Shtetet e Bashkuara, organizuam një darkë në Via Senato, në Milano, në restorantin e Alfios atëherë ne mode. Në orën 21 isha ulur në tavolinë. Së shpejti ajo mbërriti pa frymë, me një çantë. “Është e jotja.” Nxori një pelice bizoni mes habisë se klientëve, rreth pesëdhjetë, të gjithë të tërhequr nga Fallaci dhe sidomos nga bizoni i stilit mashkullor ,imi. Simulova sikletin dhe u përpoqa të tregoja gëzim dhe madje diçka më shumë. Por isha i tmerruar nga ideja se, në takimin e ardhshëm, do të isha i detyruar të vishja gëzofin në mënyrë që të mos e ofendoja.
Oriana, duke jetuar shumicën e vitit në Amerikë, ishte bërë amerikane edhe në shijet e saj, të paktën në lidhje me veshjet e meshkujve. Hante si një zog i vogël: tre ose katër aciuge te kripura, katër kokrra të vogla orizi te bera me shije nga disa feta tartufi. Dhe verë e ëmbël: Malvasia, passito di Pantelleria. Tregonte histori duke recituar me shikim si një aktore teatrale, mimike të shkëlqyer, shije për detajet, ngacmimet popullore, batutat e ashpra. Një mbrëmje me te ne humor të mirë ishte më zbavitëse dhe këndshëm sesa në kabare. E mprehtë dhe bujare, plot shpërthime, ngrysej me një gjë të vogël. Dhe nuk hapte me gojën përveçse për te thënë: “Oh, ti, u be vonë, më hiq prej këtu”.
Një ditë vendosi të më ndihmonte për të nisur Libero-n, qe e gjykonte me dashamirësi një eksperiment interesant. Më dërgoi një artikull të saj. Dhe në editorialin e asaj reviste të vogël akoma ne vazhdim, rrëmuja tashmë e vene ne skene në Corriere nga Di Bella u përsërit. Një konfuzion tregimi i të cilit shpëtoi lexuesit. Them vetëm se falë asaj pjese Libero kaloi tavanin prej 100 mijë kopjesh. Ishte viti 2005, një vit para vdekjes së Orianës. Dymbëdhjetë muajt e saj te fundit ishin të vështira. Ishte keq. Telefonatat nga Amerika ishin të shkurtra, por të shpeshta: “Kam tre ose katër kancere, Vittorio, as nuk i numëroj më.” Lodhej shpejt, kishte frymëmarrje te shkurtër dhe priste komunikimin: “Tani ciao se duhet të vdes”. Çfarë idioti isha dhe jam: mendoja se bënte shaka dhe nuk e merrja seriozisht.
Në qershor të vitit 2006,binte celulari . Ishte ajo. Me paraqiti një problem. «Kthehem në Itali sepse dua të vdes në Firence. Por së pari po hidhem, në të vërtetë, po zvarritem në Milano. Dhe atje unë nuk di ku të mbështetem. Nuk kam shtëpi dhe nuk shkoj në hotel. Te dal në publik e katandisur kështu nuk më pëlqen. Më trego ti, çfarë te bëj? Më ndihmo.
“Perceptova sinqeritetin dhe dëshpërimin. Dhe nuk hezitova t’i ofroj apartamentin tim milanez. Pranoi. Shkova ta merrja dhe e çova në destinacion. Ajo e pëlqeu strehimin, me përjashtim të sakramentarit për një shkalle në kuzhinë jo shumë të dukshme në të cilën kishte rrezikuar të ngecte.
Refuzoi mbajtjen e shtëpisë nga governantja ime: “Dua të jem vetëm, e mbaj për vete spektaklin e shëmtuar të fundit. Përveç teje, nuk duroj shikimin e askujt që nuk është i domosdoshëm për t’u takuar për praktikat e mia terminale”.
Çdo pasdite I bija derës. Për të hapur derën, merrte dhjetë minuta. Hyja në shtëpinë time dhe ecja në majë të gishtave, sepse ndihesha i bezdisshëm. Të gjitha rrëmujë, të djegura cigaresh kudo. Në ditëlindjen e saj pimë një pikë Dom Pérignon, e preferuar e saj. Shprehu një dëshirë: që ta mbaj nga krahu për të arritur, hap pas hapi, një sallameri aty pranë.
Qëndroi për rreth një javë. Beri punët e saj dhe u nis për në Firence me një makinë te sheshi; u zura- më tha më vonë – me shoferin për shkak të ajrit të kondicionuar shumë të lartë. Më telefonoi përsëri. Vdiq. Nga ajo dite, pas një fare kohe, mora pjesë në një konferencë për të. Ishte edhe Monsinjor Rino Fisichella, i cili i kishte qëndruar pranë. Prelati më dha një qese plastike: “Oriana më ka kërkuar aq shumë për t’ju kthyer këtë send”.
Qesja përmbante një gotë dhe një lugë që ajo e kishte marrë nga bufeja ime para se të shkonte në Firence. I kishin qenë nevojitur për të marrë një ilaç kundër dhimbjes gjatë udhëtimit.
Monsinjor Fisichella më vuri në dukje se ajo ishte shumë e shqetësuar se nuk mund te m’i kthente përsëri. Kishte ngarkuar atë. Asgjë nuk duhej të mbetej pezull. Kjo është Oriana ime.
Vittorio Feltri