22 Nëntori në Tiranë do të jetë Dita e Arbëreshëve.

Drejtoresha e qendrës së studimeve arbëreshe, Diana Kastrati ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate”, se kjo ka qene një ide e kryeministrit Edi Rama.

Ajo ka treguar se në këtë ditë të rëndësishme do të zhvillohen një sër aktivitesh, që shënjojnë me ardhjen e figurave të ndryshme arbëreshe. Më pas, do të vazhdojë me ekspozita dhe panair libri.

“Iniciativa është nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Rama. Pas vizitës së tij në qershor, në komunat arbëreshe në Kalabri. Organizimi është në nivel qeveritar. Pra, janë Ministria e Arsimit, Ministria e Jashtme, Ministria e Kulturës, Qendra jonë si pjesë e Ministrisë së Jashtme, Akademia e Shkencave, të cilët në ndër veprim janë të angazhuar me konceptimin e Ditës së Arbëreshëve, e cila do të ketë një sension plenar në Pallatin e Kongreseve. Pastaj do të jenë dy sesione paralele, si diskutime, panele, doo të ketë ekspozita fotografike, panair libri. Do të jetë kultura arbëreshe në një ditë arbëreshe. Kemi të bëjmë me një ngjarje për mua të rëndësishme pasi ka prerje politike. Sepse është nisma e marrë nga qeveria, nga kryeministri. Për fat me Italinë janë shumë të mira dhe kjo ka rëndësi në këtë aspekt”, u shpreh Kastrati./abcnews.al