-Ministri Luigi Di Maio jep dorëheqjen si drejtues politik i 5Yjeve: “Unë kam përfunduar detyrën time. Ka ardhur koha ta rithemelojmë”-

Nga: Giorgia Baroncini

Kjo krijesë e bukur tani do të ribëhet. Sot mbyllet një epokë.” Kjo është thënë nga Luigi Di Maio duke njoftuar dorëheqjen e tij si drejtues politik i Lëvizjes 5 Yje. “Unë e kam përfunduar detyrën time.

Por nuk ka mbaruar, përpara kemi një rrugë të gjatë që do të shënojë historinë politike në dekadat e ardhshme. Çfarëdo që të ndodhë, kam besim tek ju, ne, tek ai që do të vijë pas meje “.

“Luigi, Luigi” e kane brohoritur atë në Tempullin e Adrianit në Romë.

Unë bëra gjithçka” për ta bërë të rritet “këtë lëvizje dhe ta mbroj atë nga përfituesit “,ka vazhduar Di Maio, përmes duartrokitjeve që në fjalimin e tij të lamtumirës ka hequr edhe ndonjë guralec. “Ajo që na jep shpirt është zjarri që kemi brenda. Kemi shumë armiq, kur përpiqesh të ndryshosh gjërat gjithmonë është dikush që të lufton. Por armiqtë më të këqij janë ata brenda nesh që kundërshtojnë vlerat për të cilat ne luftuam së bashku. Njerëz të cilët punojnë vetëm për tu dukur. Zjarri miqësor bërtet për hakmarrje. Ka nga ata që kanë luajtur të gjithë kundër të gjithëve. Mjaft më me thika pas shpinë”, ka shtuar midis duartrokitjeve Ministri I Jashtëm duke shpjeguar se është “i vetëdijshëm që një pjesë e Lëvizjes kishte mbetur e zhgënjyer dhe është larguar”. “Të bësh te dukemi se grindemi ishte mënyra më e mirë për të na luftuar,” tha Di Maio, duke iu drejtuar atyre që krijuan përçarje midis pesë yjeve. “Zhurma e disave ka zbehur punën e shumë njerëzve.”

Por tani ish-kryeministri po u kërkon të tijve që të kenë besim dhe të mos tërhiqen pas. “Eshtë një moment delikat, por tani nevojitet kurajë dhe përgjegjësi. Të qenit në qeveri kërkon vetëbesim, nëse mendon se te thonë” bravo “nuk ekziston. Të jesh në qeveri do të thotë planifikim dhe realizëm, kjo është arsyeja pse ne nuk mund të gjykohemi për 20 muaj në qeveri, duhet të kemi kohë për të vendosur rregull mbi çrregullimet e krijuara nga ata që ishin përpara. Kjo është arsyeja pse qeveria duhet të shkojë përpara “.

Di Maio kujtoi dhjetë vitet e para të asaj që ai e quan një “forcë vizionare unike në botë“. Ai vazhdimisht theksoi rezultatet e arritura, “ligjet që ndryshuan jetën e italianëve për mirë“. “Kemi miratuar 40 ligje në 20 muaj duke realizuar një pjese të programit,” kujtoi ai, duke renditur masat simbolike të miratuara me dy qeveri të ndryshme.

Shumë besojnë tek ne. Pesë yjet tanë do të ecin nën këmbët e miliona italianëve, ne kemi ndërtuar një të ardhme në të cilën të shpresojmë së bashku me miliona qytetarë“, tha ai përsëri duke sqaruar se është gati të dalë në rrugë me italianët “nëse përpiqen të anulojnë ligjin antikorrupsion, recetën apo të ardhurat e qytetarisë. “

Menaxhimi i një lëvizjeje të tillë kaq heterogjene ishte i ndërlikuar, çdo ndërmjetësim nuk ishte i mjaftueshëm – përfundoi Di Maio -. Kam takuar njerëz të pabesueshëm, përfshirë kryeministrin Conte, dhe ka figura të jashtëzakonshme në Lëvizjen. Shumë madje në këto orë kanë shkruar për mua duke më kërkuar që të mos dorëzohem. Unë kurrë nuk do të heq dorë. Lëvizja është familja ime. Shihemi në Zgjedhjet e Përgjithshme ku do të diskutojmë për karten e re të vlerave, do të diskutojmë mbi projekte dhe tema,mbi çfarë dhe mbi ke “. Pastaj,i emocionuar, Luigi Di Maio hoqi kravaten: “Për mua ishte simboli i rolit të liderit politik, ai më ka dalluar. Sot unë në mënyrë simbolike e heq këtu para të gjithë juve”.

Tani Vito Crimi do ta udhëheqë Lëvizjen deri ne Zgjedhjet e përgjithshme, të planifikuara në Mars.

VERITAS.COM.AL