
Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare, në Greqi, numri i shqiptarëve që e kanë zgjedhur preferencën politike vijon të mbetet i ulët. Aktualisht në Parkun Olimpik janë administruar 23.640 vota ose thënë ndryshe 9.6% e fletëve nga shteti i dyte me më shumë shqiptarë të regjistruar, përkatësisht 68380.
Po ashtu, Greqia është edhe shteti me më shumë fletë të pa tërhequra, me mbi 10 mijë të tilla. Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama, ka njoftuar edhe zgjatjen e orareve të punës për kompaninë Dlh në shtetin fqinj bashkë me ftesën për për të votuar për pasaporten europiane të femijeve të tyre.
“FORCA Për fatin europian të kombit tonë
Shqipërinë 2030 në BE
Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi
Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës”
Komente