
Tiranë – Mbahet këtë të hënë, Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, ku po diskutohet për hapësirë dialogu dhe mundësish të reja, teknologjike.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë aktivitet tha se fokusi kryesor për “Shqipërinë 2030” është novacioni.
Më tej nënvizoi: “Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë. Më lejoni të them që Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen por ta bëjë pjesë të saj, Diella nuk është një lodër. Përmes saj kemi shndërruar atë që ka qenë domein i së mjegulltës. Jemi të bindur që do të jemi në gjendje që do të ofrojmë përmes Diellës, për t’i bërë tenderat publik, të hapur e transparent dhe integritet siç nuk është parë më parë. Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet novacion dhe shkencë”, tha Rama.
Komente