Dilema e sotme është: Po digjet Bushati në Shkodër. Por a do të shpëtojnë depot me municione që ndodhen në zonë. Me sa mësobet deei tani janë shpëtuar banesat e fshatit dhe antenat në lartësine e fshatit.
Flakët e zjarri që përfshiu pak orë më parë kodrën e Bushatit kanë lënë pas hirin në një gjatësi prej një kilometer.
Emergjencat Civile raportojnë se shkak i përhapjes së flakëve ka qenë era e fuqishme që fryn në këtë zonë.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse mundi të shpëtonte nga djegia një radar radio-lokativ që shërben për zbulimin e avionëve në majën e kodrës si dhe antenat e telefonisë celulare.
Zjarri u është afruar pranë edhe disa shtëpive të fshatit poshtë kodrës.
Forcat antizjarr dhe efektivë të Forcave të Armatosura e të policisë u përqendruan në këtë zonë.