Partia Socialiste është drejt fitores së Bashkisë së Kukësit. Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se kanë mbetur edhe 10 kuti për t”u numëruar, teksa kandidati socialist, Alber Halilaj kryeson me mbi 4 mijë vota ndaj Emri Vatës, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Gjatë procesit të numërimit nuk ka pasur asnjë incident.

“E sigurt është që ky rezultat nuk do të ndryshojë. Kanë mbetur 10 kuti.Nga rezultatet e zyrtarizuara, deri më tani Hilaj ka marrë 9992 vota, ndërsa Emri Vota, 5798, diferenca mbi 4 mijë vota midis dy kandidatëve. Shihet që ka një diferencë mjaft të madhe, krahasuar me 14 majin. Nuk pritet të ketë ndryshime ose surpriza. Kanë mbetur 10 kuti për t’u numëruar. Rreth orës 12 mund të përfundojë procesi i numërimit. Nuk ka pasur asnjë incident.

Aktualisht, në këtë sallë ndodhet edhe kandidati i Partisë Socialiste me anëtarë të tjerë. Nuk e kemi parë deri në këto momente, kandidatin e opozitës, Emri Vatën. Gjatë procesit të numërimit nuk ka pasur asnjë incident”, raportoi gazetarja Shevroja.