( FOTO: Fabrika e Xibrakës ku Ermal Hoxha prodhonte kokainë)/

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ul me 1/3 dënimin e 9 të pandehurve të dosjes “Xibraka” . Gjykata pranon gjykimin e shkurtër për ta, ndërkohë që gjykata e Krimeve të Rënda e kishte refuzuar

Dënimet e dhëna në korrik të 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të pandehurit janë si më poshtë

10 vite burg për Ermal Hoxhën, 12 vite burg për Ilir Hysenin, 10 vite burg për Arjan Dalipin,

13 vite burg për Genci Xhixhan, 11 vite burg për Gentjan Gjonaj, 12 vite burg për dy kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno, 11 vite burg për Kelmend Dalipin, 13 vite burg për Sajmin Batkun

Me vendimin e sotëm të pandehurve u ulet 1/3 e këtij dënimi.

Operacioni i arrestimit u ndërmor më 15 janar 2015.  Ata u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal e cila siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike, të cilat më pas i nënshtroheshin një procesi  përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokainë, me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale kishte rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbianë, të arrestuar në këtë operacion.

Veritas.com.al/