Një burrë pretendon se është në dijeni të arsyes së masakrës së kryer në Orlando të SHBA nga Omar Mateen.
Ai thotë se është i dashuri i Mateen, 29 –vjeçarit që vrau 50 persona në një klub homoseksualësh. Disa të dhëna kanë treguar se Mateen i frekuentonte të tillë klube.
Burri që jep detaje mbi dëshminë, që preferon të identifikohet vetëm si Miguel, i tha Univision se Mateen u çmend kur zbuloi se ishte pozitiv ndaj testit HIV. Virusin – thotë ai – Mateen e kishte marrë nga marrëdhëniet me meshkuj dhe për këtë arsye ai kreu masakrën në klubin e homoseksualëve. Miguel, homoseksual me prejardhje hispanike, ka rrëfyer se ishte takuar me Omar Mateen në Grindr dhe se kishin qëndruar të paktën 20 herë në një hotel në Orlando të Floridas. Miguel thotë se Mateen ishte një gay i hutuar dhe pijanec, që i pëlqenin latinët. Sipas tij, virusin HIV ai e kishte marrë nga disa portorikanë.
Një nga punonjësit e hotelit të përmendur nga Miguel konfirmoi se Mateen ishte klient i rregullt dhe kishte qëndruar aty dhjetëra herë. /Sipas Lapsi.al