Opera Metropolitane e Nju Jorkut, e njohur me shkurtimin MET, shkarkoi dirigjentin legjendar James Levine, pasi një hetim nxori në pah “prova të besueshme” për abuzim dhe ngacmime seksuale nga ana e tij, raporton Zeri i Amerikës.

Në deklaratën e saj kompania nuk dha detaje, por tha se James Levine kishte abuzuar dhe ngacmuar seksualisht artistë në fazat e hershme të karrierës së tyre përpara dhe gjatë kohës që ai punonte me operan e Nju Jorkut.

Agjencia që përfaqëson 74 vjeçarin Levine nuk ka bërë ende ndonjë koment.

Në dhjetor kur dyshimet u bënë publike për herë të parë, MET e pezulloi dirigjentin Levine nga detyra, por ai i mohoi akuzat.

James Levine është më i fundit i një morie njerëzisht të famshëm që kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë muajve të fundit lidhur me akuza për abuzim seksual.

Veritas.com.al/