
Në Kuvend nisi sot një seancë maratonë dy ditore, ku do të diskutohet dhe pritet të miratohet buxheti i shtetit për vitit e ardhshëm.
Diskutimet në parim do të nisin sot në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë.
Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.