Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Dita e Alfabetit, është dita që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes.

Rama shtoi se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, shkruan Rama./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *