Në ditën e tyre, institucionet e reja të drejtësisë morën edhe njëherazi mbështetjen nga SHBA-ja e BE për të çuar përpara reformën në drejtësi e cila është “e pakthyeshme”.

Ambasadori i BE-së, përcolli mesazhin se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se “arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, tha ambasadori Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet.

“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar… Është kërkuar shumë kurajë për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, duhet konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Europës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.

Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë, por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja t’ju falënderoja për punën e bërë. BE-ja mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE-së. Ky është fakt që do vazhdojë mbështetjen ndaj BE-së.