Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka përcjellë një mesazh edhe për qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian.

Në një video-mesazh të publikuar me këtë rast, Costa përgëzoi popullin shqiptar për zgjedhjen e paqes mbi konfliktin dhe për angazhimin e tij në procesin e integrimit evropian.

Ai u shpreh optimist se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky rrugëtim është i bazuar në vlera të përbashkëta si demokracia, paqja dhe bashkëpunimi.

Mesazhi i tij vjen në kuadër të 9 majit, Ditës së Evropës, që simbolizon unitetin dhe projektin e përbashkët evropian, si dhe aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *