Nga: Agim Xhafka/
8 dhjetori quhet dita e demokracisë. E kemi dhe ditë pushimi, ditë mburrjeje!.
Pika ne si shqiptarë!…
Hoqëm për shembull, Sulë Bushatin nga karrigia e vendosëm në kolltuk të birin. E bëmë ministër.
Ose u revoltuam me Xhelil Gjonin dhe ia çuam çunin ambasador.
Apo nga urrejtja për Spiro Kolekën, votuam për kryeministër nipin e tij.
Apo bëmë deputet djalin e Babë Myslimit, atë të Mihallaq Ziçishtit, nipin e Lenka Çukos!!!
Kështu dhe me nuset e dhëndurët e kriminelëve te djeshëm.
E ndërsa etërit ishin kokëtrashë e barbarë, bijtë janë kusarë e zuzarë. Shkuam nga shiu në breshër.
Ndaj festoni nesër humbjen e madhe.
Se me protesta një mut të madh bëmë. Tamam, ishim më mirë kur ishim më keq. E mos u ngrini më se do ta dhisni fare atdheun, do ja hani dhe brinjët se mishin ia përtypët. Popull që veç fle e sheh ëndrra.
Fjeçim të madhin ,o zot!