Është privilegj kremtimi i Ditës së Rinisë që është dita e revolucionit demokratik paqësor, më e rëndësishmja në historinë e lirisë, ‘ tha Berisha. – Dita e revolucionit demokrati paqësor, më madhështor e më të rëndësishëm në historinë shqiptare, ajo që  quhet Lëvizjes Studentore e Dhjetorit. Historia është një e shkuar dhe natyrisht të merresh shumë me të edhe nuk duhet, por sa herë kujton këtë ditë, frymëzohesh, frymëzohesh dhe vetëm frymëzohesh. 8 dhjetori është ditë frymëzimi. Të rinjtë 27 vjet më parë u përballën me diktaturën më mizore dhe shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e Lirisë.

Shqipëria e 90-ës ishte më keq se Koreja e Veriut sot. Ishin vrarë 96 të rinj pse donin të gjenin lirinë. Ju besoj e keni parë një video kur ushtari i Koresë së Veriut arratisej nga kufiri dhe shokët e tij qëllonin mbi ta. Po ashtu, ata që vriteshin në kufirin tonë me ata që i quanin diversantë. trupat e tyre tërhiqeshin zvarrë për të mbjellë terror. Kjo nuk ndodhi në Shqipërinë e viteve ’50 por dhe në Shqipërinë e viteve ’90 vetëm për t’i terrorizuar ata.

Po marrë këto shembuj për të treguar se cilat ishin përmasat e aktivi të atyre vajzave dhe djemve të udhëhequr nga Azem Hajdari që u ngritën natën e dhjetorit dhe u përleshën me diktaturën. I goditi pabesisht ai që i priti. Të nesërmen nuk u shpërndanë në shtëpitë e tyre, por këta vajza dhe djem u mblodhën përsëri në atë shesh dhe u nisën për të pushtuar bulevardin e Tiranës me një akt epik heroizmi.

Sot kanë kaluar 27 vjet dhe përsëri kjo datë e bekuar në historinë e lirisë së shqiptarëve ka një mesazh të madh. Mesazhi i madh i saj është guximi. Guximi. Fitojnë ata që guxojnë!

Asnjë nuk besonte veç studentëve në fitoren e tyre, veç studentëve. Ata ishin trima, ata u rrahën në mënyrë barbare në rrugë dhe u mblodhën fill mbrapa për t’i dhënë goditjen vendimtare diktaturës.

Ku jemi sot pas 27 vitesh?! Cilido ngado ju, se unë jam i bindur që ju e doni vendin, se idealet tuaja i keni për një Shqipëri më të bukur që mund të ekzistojë, se ju dëshironi shumë që energjitë tuaja t’ia kushtoni këtij vendi siç ishte ëndrra e studentëve të dhjetorit, si gjithë Evropa!

Po sot ku jemi? Vec viteve të zeza të diktaturës, kurrë nuk kemi qënë në këtë gjendje. Ju lexoni mediat mediat e botës çdo ditë kronikë të zezë për Shqipërinë, kanabistan, narkoshteti, po ndërtohet narkoshteti. Dhe po ndërtohet narkoshteti, se kur ministri i brendshëm, po ndërtohet narkoshteti.

Ngremë pyetjen a është i implikuar Edi Rama? Po, është i implikuar përderisa është i implikuar Olsi Rama e të gjithë me radhë. Zgjidhja është guximi juaj. Të ngriheni fuqishëm dhe unë ju garantoj ju se ju jeni disa dhjetra më shumë për ta hedhur në Lanë këtë qeveri.

A meritoni ju t’i shndërrojë shqiptarët ai në përdoruesit më të madh të drogës? Që droga të bëjë drejtësinë? A meritoni ju që shqiptarët duan të ikn?

A meritoni ju të paguani për studimet tuaja universitare katër herë më shumë se në Austri, se në Gjermani, se në çdo vend të BE? Prindërit tuaj janë më të varfrit. Atyre iu dridhet goja dhe buza për të siguruar paratë. Pse? Se një njeiru i teket “unë do bëj shtet” duke trefishuar tarifat për ju.

Se ky njeri i kapur nga klientela, barazon çmimet e publikut me privatin

Edhe një herë një përshëndetje të përzemërt të gjithë studentëve të 90-ës, por më të pprzemërt të rinjve të sotëm kudo që janë.”

Veritas.com.al/