Këtë 8 dhjetor parkingu nëntokësor në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë u kthye në një hapësirë ku të rinjtë u argëtuan dhe ndërvepruan me njëri tjetrin.
Disa ndanë ide si të kontribuojnë në vendlindje pas studimeve. Të tjerë si mund të ndihmojnë për zhvillimin e zonave rurale.
Mesazhet që të rinjtë ndanë ishin të ndryshme.
Aktivitetet u organizuan nga ministria e shtetit për rininë dhe fëmijët me rastin e ditës së rinisë.
Ministrja Bora Muzhaqi dhe ministri Arbjan Mazniku inkurajuan të rinjtë të veprojnë për të kthyer dëshirat e tyre në realitet.
“Rinia e ka të gjithë potencialin dhe mundësitë e nevojshme për të arritur çdo sukses të mundshëm. sot është një ditë shprese për ti lënë të rinjve të kuptojnë që çdo ëndërr që ata kanë është e realizueshme. po endërrat nuk realizohen duke ndenjur në kolltut, ëndërrat realizohe duke punuar duke marrë vendime të rëndësishme për karrierën tuaj”, tha Muzhaqi.
“Rinia është e sotmja, e tashmja dhe ne duhet të merremi me rininë aktive. duke punuar sot duke u siguruar që çdo i ri në fushën e vet arrinë potencialin e vet maksimal jemi të sigurtë se çdo shoqëri ecën para dhe Shqipëria bëhet më e mirë”, tha Mazniku.
Aktiviteti ishte konceptuar si një ndërthurje mes ofertës së institucioneve shtetërore, universiteteve, sektorit banker e oranizatave rinore për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të rinjve në aktivitete dhe projekte .
Ndërkohë organizatat sportive inkurajuan fëmijë e të rinj merren me sport për një stil të shendetshëm jetese.