Spanja u trondit nga katër sulme që besohet se janë të lidhur me terrorizmin, në mes të  të Mërkurës dhe të enjtes. Këto lanë 13 të vdekur, mbi 80 të plagosur dhe gjashtë të dyshuar si terroristë- të vdekur.

Autoritetet Spanjolle i kanë identifikuar sulmet si ‘xhihadiste”. Dy prej tyre janë arrestuar- një maroken dhe një spanjoll nga Malila- një enklavë spanjolle në Marok.

Sulmi kryesor u krye në Barcelona në ora lokale 16:50 (1250EST) të Enjten. Një makinë e marrë më qera doli nga autostrada dhe ershi në pikën më turistike të qytetit Las Ramblas, në një rrugë këmbësorësh, dhe sulmoi kalimtarë. Shumë njerëz u ndodhën poshtë rrotave të makinës të masakruar. Dëshmitarët kanë thënë se në atë moment makina mori shpejtësi të lartë.

Autori i sulmit u largua  më këmbë dhe është akoma i kërkuar nga policia- raporton gazeta spanjolle El Pais. Shteti Islamik ka kërkuar autorësinë për sulmin, duke i quajtur autorët ‘ushtarë të Shtetit Islamik’.

(Mikrobuzi i marrë me qira që u përdor në sulmin e Barcelonës të Enjten natën./ getty Images)

Më pak se tre orë më vonë, ishte incidenti i dytë- kësaj here në periferi të Barcelonës. Këtë herë një kamion u sul drejt oficerëve të policisë që menaxhonin një pikë kontrolli- ndoshta pjesë e misionit të policisë për të kapur autorët e sulmit të parë. Ndërsa asnjë oficer policie nuk u vra, shoferi i makinës u gjet i vdekur brenda në makinë., me disa plagë thike që mendohet se mund të ketë vrarë veten.

Ndrsa në fillim Policia tha se ky akt i dytë mund të mos lidhet me të parin, tani thonë ‘po’ mund të ketë lidhje.

(Vetura që u përdor të Premten në mengjes tani eshte e ngarkuar ne kamion./ Getty Images)

Sulmi i tretë erdhi në orët e para të mëngjesit të të Premtes, terroristët përsëri u sulën me makinë kundër policëve në Cambrils. Duke përdorur një makinë ‘Audi A3’ , siç raportohet pesë terroristë brenda në makinë, kanë sulmuar një grup policësh ku është plagosur një polic dhe gjashtë qytetarë.

Policia hapi zjarr kundër sulmuesve  sapo ata dolën nga makina. Në duar mbanin thika dhe bresa me eksploziv. Të pestë u vranë në të shtënat me armë; ekipi i bombave kontrolloi dhe neutralizoi brezat me eksploziv.

( Patrulla policie në vendngjarje të sulmit të të Enjtes)

Këto sulme tani janë të lidhura me katër ngjarjet që ndodhën në Alcanar, një qytet rreth 120 milje larg Barcelonës. Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një shtëpi; fillimisht ishte menduar se kishte ndodhur një rrjedhje gazi. Megjithatë, tani policia beson se shpërthimi mund të ketë qenë nga një bombë e përgatitur për të Enjten, por që shpërtheu më parë. Policia tani është e bindur se ajo ishte një bombë e përgatitur për sulmin e të Enjtes.

Policia, në ndjekje të sulmeve, është përsëri aktive, me vetëm një emër sulmuesi- Moussa Oukabir —që është akoma i lirë.

Veritas.com.al/