Asnjë veprim zyrtar që nuk përbën emergjencë kombëtare nuk kryhet ditën e Diele në botën e qytetëruar. Madje as në vendin tonë, asnjë herë nuk është trazuar politika ditën e diele, edhe në rastin e emergjencave kombëtare me kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Por sot, e diele, kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ‘shkarkimin’ e kryetarit të Komisionit  Qëndror të Zgjedhjeve. Nyja ku lidhte fati i zgjedhjeve, siç është edhe KQZ, përbën emergjencën më të madhe për politikën dhe pushtetin.

Shkak për këtë kërkesë- sipas Ballës- është bërë vendimi  i KQZ për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Sipas socialistëve, kryebashkiaku është i dënuar në Itali, ndërsa akuzohet Klement Zguri se ka fshehur provat duke arkivuar në këtë mënyrë vendimin për mos të ndërprerë mandatin. Në këto kushte, ditën e diele,  PS ka paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e Zgurit nga posti i kreut të këtij Komisioni.

Zguri u zgjodh në krye të KQZ në kuadër të marrëveshjes së 18 majit mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Veritas.com.al/