Një 68-vjeçar nga fshati Goriçaj i Divjakës është rrethuar nga flakët duke djegur tokën e tij dhe për pasojë është djegur edhe vetë.

Mihal Nushi nuk ka mundur që të dalë prej flakëve.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.