Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend pasi është goditur me shkop nga djali i tij.

Ka qenë Erdis Rapi 25 vjeç, i cili ka goditur me shkop në kokë babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç. I riu në rrjetin e tij social është shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten “djalë unik”.

 Policia njofton se një 25-vjeçar ka goditur me shkop në kokë babain e tij, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

veritas.com.al/