Mirald Metallari, djali 21 vjeçar i dy prindërve tashmë njëri i vdekur e tjetra në spital e plagosur prej tij, u kap nga policia duke dërguar të ëmën në spital. 21 vjeçari “i ka thirrur mendjes” pasi ka qëlluar me armë mbi të dy prindërit, dhe ka dashur të shpëtojë të ëmën nga vdekja. Nuk ka pyetur nëse Policia do ta kapte në atë rast.

Grupi i hetimit i Policisë po vazhdon punën për zbulimin e shkaqeve të krimit

Krimi ka ndodhur sot në mëngjes, në Kamzë të Tiranës, në shtëpinë e Mirald Metallarit. Ky, në një moment grindjeje, ka marrë armën e të atit polic dhe ka qëlluar të dy  prindërit. Babai, 62 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa e ëma është transportuar për në spital në gjendje të rëndë.

Vetë djali vrasës është kapur duke ndihmuar të ëmën drejt spitalit.

Veritas.com.al/