I janë afruar me një makinë të markës “Rover”, e kanë kërcënuar me jetë, dhe pastaj nën dhunë e kanë futur në makinë. E kanë mbajtur peng, sa në makinë aq edhe të fshehur nga një ‘strofkë’ në tjetrën.
Derisa policia i ka zbuluar të tre pengmarrësit, që e kanë kryer krimin në bashkëpunim.
A.D., 54 vjeç, personi i marrë peng është liruar prej agresorëve të tij, i plagosur dhe i dhunuar.
Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Kavajë pasi kanë marrë peng për disa orë një 54-vjeçar. Burime nga policia kanë bërë të ditur sot se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Ata janë: Zaimir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç.
Pas arrestimit të tyre, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kavajës, për veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”.