Policia njofton se, “Jemi njoftuar se në banesën e këtij shtetasi është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe kanë shkuar në vendngjarje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi nga shërbimet e policisë u gjet dhe sekuestrua: një armë zjarri automatik model 56, katër krehra me 250 fishekë. Gjithashtu në dy qese ambalazhi u gjet dhe sekuestrua 250 gr e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva”, lexohet në njoftim.

Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Seksionin për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Klodjan Lato 37 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Berat, në ngarkim të shtetasit Klodjan Lato për veprat penale, “Prishja e qetësisë publike”, ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/Veritas.com.al/