TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga Aeroporti i Rinasit njoftoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e një Akademie Ajrore, me fokus rritjen e kapaciteteve njerëzore për të gjithë industrinë e Aviacionit Civil.
“Po punojmë për krijimin e akademisë ajrore, që do të adresojë të gjithë nevojat në kohë. Duke marrë parasysh iniciativën e Aviacioni Civil dhe qeverisë shqiptare kërkohet angazhimi nga të gjithë koncesionarët për të ndihmuar në këtë aksion, që do të japë mundësi të reja për punësimin në Shqipëri, një mundësi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Ne do të kontribuojmë në qëndrueshmërinë dhe ekonominë e vendit tonë dhe nxitjen e turizmit.”, u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj, Balluku prezantoi dhe pasagjerin e dhjetë miliontë, i cili vinte nga Holanda. Pasi e ftoi në podium, turisti me emrin Martin u nderua nga ministrja Balluku me një dhuratë simbolike/
Komente