
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish drejtuesin politik të PD në Elbasan, Tomor Alizotin pas deklaratës së këtij të fundit të bërë një ditë më parë se ‘do t’iu hamë të gjallë’.
Rama ka ndarë një video me bretkosa, insekte dhe majmun, teksa ka shkruar: “Vajmedet vajmedet… Mirë lajthitën e rrëshqitën po pse të tërë menjëherë, do thoshte Shvejku”.
“Një mesazh për ju që jeni cepave dhe u shkoni njerëzve nëpër shpia për t’ju marrë votat. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj, që kishin tanke, polici dhe ushtri. Juve do t’ju hamë të gjallë! Ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë”, dëgjohet të thotë Alizoti në video.