Kryetares së PD-së në Ulzë i dogjën sot dy makinat, pas ngjarjes ajo ka thënë se akti i djegies së makinave ‘ka qenë i qëllimshëm’.
Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së saj, ku ishin parkuar makinat.
Gjelina Kalthi, e cila është edhe administratore e Njësisë Administrative Ulzë, në Bashkinë Burrel, ka thënë për Balkanweb se dje ka qenë në mbledhje të kryesisë së PD-së në Tiranë bashkë me të shoqin.
Ajo shprehet se pas kësaj ngjarjeje ka frikë për jetën.
“Pasi mbaruam mbledhjen u nisem drejt Ulzës në njësinë administrative Baz. Në Mati jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëri i imi rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulzë dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën”, – u shpreh kryetarja e PD-së në Ulzë.
Veritas.com.al/