Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, pas lajmeve për përfshirje në dosjen e Epstein.

Emri i Mandelson shfaqet midis miliona dokumenteve të publikuara në lidhje me Epstein. Këto dokumente janë numri më i madh i ndarë nga qeveria amerikane që kur nëpërmjet një ligji u urdhërua publikimin e tyre.

Disa dokumente sugjerojnë se Epstein i ka bërë atij pagesa midis viteve 2003 dhe 2004 që arritën në një total prej 75,000 dollarësh (tani, 55,000 £). Mandelson thotë se nuk ka të dhëna të tilla dhe se nuk i kujtohet për marrjen e shumave dhe nuk e di nëse dokumentet ishin autentike.

Nuk është hera e parë që ish-ministri është rrëzuar nga miqësia e tij me Epstein. Në shtator ai u shkarkua nga Keir Starmer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tyre.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *