‘Shumë të dashtun e të nderum miq,

Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun.

Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10 vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, n’dashtë Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës. Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun.

Kryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të mbajnë familjarët… Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja… por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit.

Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhënjejë mbi vdekjen!

Dom Vlashi

 

Të dielën në mbrëmje në aksidentin e Velipojës, që është quajtur ‘aksident i tmerrit’ humbi jetën thuajse gjithë familja Gjergji. Menjëherë pas përplasjes së makinës humbi jetën Edmond Gjergji- babai, dhe dy fëmijet e vegjël, njëri 8 muajsh dhe tjetri 5 vjeç. Mbeti vetëm e ëma e fëmijëve dhe vajza Noemi, e cila ka vetëm pak shpresa për t’u kthyer në jetë.

Veritas.com.al/