Nga:Luke Coffey/

-Luke Coffey, këshilltar politik amerikan dhe veteran i Ushtrisë Amerikane. Coffey ka punuar si Këshilltar Special për Liam Fox, ish sekretar shteti për Mbrojtjen në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është anëtar i Fondacionit “The Heritage”, një think tank Konservator Amerikan-

Luke Coffey  ka publikuar sot një shkrim në gazetën “The Huffington Post”. Titulli i shkrimit është  “SHBA kërkon një politikë të qartë në Ballkan”.

Në artikull flitet sidomos për Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit, ku ambasada amerikane është akuzuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit dhe ndikimin që ka në këtë seli diplomatike miliarderi George Soros.

“HuffPost” shkruan se administrata e re amerikane duhet te monitorojë me kujdes akuzat e bëra nga kryeprokurori Llalla për ndërhyrje të ambasadorit Lu në procese hetimore, si dhe duhet të tregohet e kujdesshme për emërimet e ambasadorëve të saj në vendet e Ballkanit.

“Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit President Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar. Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”. theksohet në artikullin e gazetës prestigjoze amerikane”, thuhet në shkrimin e Luke Coffey.

Më tej në shkrim i bëhet jehonë revokimit të vizave nga ambasada e SHBA-së për rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas autorit kjo është një rrëmujë diplomatike dhe Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë.

“Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA , si një përpjekje për “vetting” për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.” thuhet në artikull.

Shkrimi vijon më tej me ndikimin e miliarderit George Soros në politikë, kryesisht te Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, ndërsa përmendet edhe pjesëmarrja në dasmën e Soros dhe lobimi te Hillary Clinton për ngjarjet e 21 Janarit.

Po kështu theksohet financimi i Fondacionit Soros për shumicën e ndihmave të ambasadës amerikane në Shqipëri, ndonëse shpesh herë ideologjia e tij “progresive” është armiqësore ndaj interesave të SHBA-së, shkruan Luke Coffey.

“Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale ,religjioze e kulturore veçanërisht në vende si Ballkani”, vijon artikulli në “HuffPost”.

Veritas.com/ /Me shkurtime nga “HuffingtonPost”/