(FOTO: Donald Trump në ditët para Inaugurimit)/

Publiku mund të marrë pjesë në dy ngjarje të Ënjtën, në nder të Presidentit të zgjedhur Donal Trump; një ditë para Ditës së Inaugurimit të Premten, 20 Janar.

Aktivitetet e të Enjtes do të zhvillohen pranë Memorialit të Linkoln- sipas një njoftimi për shtyp nga Komiteti për inaugurimin Presidencial.

Të dy aktivitetet publike titullohen: “Zëri i njerëzve”, dhe “bëjmë Amerikën përsëri Madhështore! Mirësevini në Festime!.

“Presidenti i zgjedhur Trump e ka bërë të qartë se ky Inaugurim është i/nga/për popullin Amerikan. Inaugurimi i 58 do të përkujtojë historinë dhe trashëgiminë Amerikane, kur po hyjmë në kursin e një të ardhmeje më të ndriçuar dhe më të garantuar të Amerikanëve”, tha Kryetari i Komitetit, Tom Barrack. “Mbi të gjitha, do të shërbejë si homazh për një nga meritat më të larta, tranzicionin paqësor të pushtetit.

“Siç ka thënë Abraham Lincoln‘kur një fushatë zgjedhjesh mbaron, ajo bashkon popullin e lirë që deri në zgjedhjet e tjera janë një popull i vetëm”- tha Barrack. “Ne do të jemi një popull që do të punojmë së bashku; dhe së bashku do ta bëjmë prapë Amerikën të Madhe”.

Të enjten në mëngjes, Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së kurorës në Varrezat Arlington.

E pemte- Dita e Inaugurimit, do të fillojë me ceremoninë e betimit- një ceremoni në Capitol të Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga ora 11:30 a.m.

Do të ketë edhe një paradë inauguruese në Pennsylvania Avenue që do të avzhdojë me ceremoninë e betimit.

Tre të shtëna me top, simbol i Inaugurimit, do të jenë të Premten në mbrëmje. Njëra do të jetë në “National Building Museum”, e dyta në “Walter E. Washington Convention Center”; këtu do të jetë edhe një e shtënë me top e Shërbimit të Armatosur.

Të Shtunën në mëngjes do të mbahet një shërbesë lutjesh në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

/Veritas.com.al/