Donald Trump bëri tre emërime dje. Ndiqni edhe atë që mendohet se do të jetë ekipi i kompletuar.
Tranzicioni i Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë po vazhdon me ritme të shpejta. Presidenti i zgjedhur njoftoi tre emërime të reja ditëne Mërkurë.
Trump zgjodhi Kongresenin Tom Price për të qeverisur Departamentin e Shëndetit dhe të Shërbimit Civil; Price është një kirurg ortoped. Gjatë periudhës që ka qenë në Kongres, Price ishte një kritik i frikshëm i ligjit Obamacare dhe gjithashtu ka krijuar një projekt- ligj për zëvendësimin e këtij ligji.
Trump, gjithashtu, zgjodhi Elaine Chao për në Sekretariatin e Transportit. Kjo ka qenë edhe zgjedhja e parë në kabinet. Nga viti 2001 deri në vitin 2009, Chao shërbeu në Sekretariatin e Punës në presidnecën e George W. Bush.
Chao është gruaja e liderit të maxhorancës në Senat, Mitch McConnell.
Trump zgjodhi edhe Seema Verma si Administratore në Qendrën Mjekësore dhe të Shërbimit Shhëndetësor. Verma është eksperte në politikat shëndetësore kombëtare.
Më poshte janë që mund të jenë pjesë e administratës së Donald Trump:
Mike Pence/ Zëvendës president
Reince Priebus/ Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë
Steven K. Bannon/ Shef i Strategjive
Donald McGahn/ Konsull i Shtëpisë së Bardhë
Senator Jeff Sessions/ Prokuror i Përgjithshëm
Lt. Gen. Michael Flynn/ Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
Troia “KT” McFarland/ Zëvendës – këshilltare e Sigurisë Kombëtare.
Mike Pompeo/ Drejtor i CIA:
Nikki Haley/ Ambasadore e SHBA në OKB
Betsy DeVos/ Sekretare për Edukimin
Tom Price/ Sekretar për Shëndetësinë dhe Shërbimin civil:
Elaine Chao/ Sekretare për Transportin.
Seema Verma/ Administratore në Qendrën Mjekësore dhe të Shërbimit Shëndetësor
/Veritas.com.al/